Aksident në Gramsh, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Çekrez të Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Skënderabegas-Sult, teksa një autobus me të cilin udhëtonin mësues, nxënës dhe persona te tjere është përplasur me një automjet me targa AA 643 CK.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka humbur jetën, Hysen Braçja 55 vjeç dhe janë plagosur 11 të tjerë. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button