Buffon: Në 2011 doja të largohesha nga Juve

Objektivi i Juventusit për  të fituar për të tretin vit radhazi Skudeton, sikurse është shprehur edhe kapiteni Xhanluixhi Bufon, do të një mission shumë i vështirë për t’u përmbushur, por shifrat e armatës bardhezi i kallin datën cdo kundërshtari që kërkon t’ia rrëmbejë titullin.

Dominimi i skuadrës së Antonio Contes nis që më 7 prill të 2012, kur zonja e vjetër mposhti 2-0 Palermon dhe u ngjit në krye të klasifikimit për të mos e lëshuar më këtë pozicion. Kanë kaluar 506 ditë, më shumë se 16 muaj që formacioni I Kontes I sheh nga lart të gjithë rivalët e Serisë A. Në total janë 35 fitore, 7 barazime dhe vetëm 5 humbje në kampionat dhe asnjë skuadër nuk ka mundur të klasifikohet qoftë për një javë të vetme mbi kampionët e Italisë. Një sukses që I dedikohet trajnerit Antonio Konte, të cilin kapiteni Bufon e konsideron celsin e suksesit.

“Kur u fol për një larggim të mundshëm të Kontes nga Juventusi, u frikësova shumë, sepse flitej cdo ditë për këtë cështje. Misteri është vlera jonë e shtuar. Per ne prania e Kontes në pankinë është thelbësore, nëse do të largohej do të  ishte një sakrificë e madhe”.

Më tej 34-vjecari zbulon se ishte pikërisht Konte ai që 2 vjet më parë e bindi të vijonte karrierën me Juventusit.

“Në maj të 2011 Konte më telefonoi dhe më tha gjëra të rëndësishme. Atë sezon gjatë fazës së dytë nuk u aktivizova për arsye dëmtimi dhe kur u ktheva në fushë nuk isha ai I pari dhe kokën nuk e kisha në vend. Mendoja se kishte ardhur momenti për t’u larguar nga Juventusi. Pasi u takova me drejtuesit, u njohëm më mirë, madje ndryshuan edhe gjykimet e tyre për mua. Patëm maturinë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira, pas disa krisjeve që ndodhën në atë periudhë. Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme, që nga ai moment jam më juventin se kurrë. “

Në fund një vlerësim I sinqertë I kapitenit për Karlos Tevez:

Ai është I vecantë, kishin nevojë për një kampion të tillë. Flet pak, por punon shumë, ky është Karlitos. Nëse do të bëja një krahasim, ka forcën e këmbëve të Kasanos, pastaj ngjan edhe me Vucinic. Ndoshta është më pak kreativ, por shumë më tepër goleador”

Duke folur për lojtarë të vecantë, Bufon siguroi se Pol Pogba është një lojar fantastik, i cili ka cilësitë për t’ë patur një karrierë të jazhtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button