Aeroplani me energji diellore nis udhëtimin e parë

Aeroplani i cili po përdor energjinë diellore është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekjen e parë për të qarkulluar rreth botës. Pritet që ky aeroplan pritet të arrij cakun e parë, Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi.

Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanët Paqësor dhe atë Atlantik, nënkupton se do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.

Themeluesit e impulseve diellore në këtë aeroplan dhe pilotët e tij, Bertrand Piçard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se ata shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e “teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button