Kosovarët shpenzojnë 80 milionë euro për shërim jashtë vendit

Qytetarët e vendit më të varfër në Evropë, por edhe vetë MSH-ja, derdhin çdo vit 80 milionë euro në institucionet shëndetësore jashtë vendit, në kërkim të shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk arrijnë t’i marrin këtu.

Vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vlerësuar se shëndetësia nuk është në binar të duhur. Kjo sipas tij, tregon janë diku rreth 80 milionë euro, të cilat shpenzohen nga pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore jashtë institucioneve shëndetësore publike në Kosovë, përkatësisht jashtë vendit.

Ndërkohë, njohësit për çështje shëndetësore dhe deputetë të komisioneve për shëndetësi dhe financa, kanë pohuar se është vetë Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet të bëjë më shumë për kushte më të mira për pacientët, të menaxhojë më mirë institucionet spitalore publike në vend./Kosova sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button