Konferencë kombëtare për barazi gjinore
“Shoqëri me barazi gjinore” gjendja dhe sfidat”, është temë e Konferencës kombëtare që do të mbahet sot në Shkup si ngjarje përfundimtare e projektit “Këshilli për barazi gjinore” i financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i konferencës është që të vlerësohet shkalla e barazisë gjinore në vend. Kjo do të mundësojë diskutim midis palëve relevante të prekura për temat kryesore siç janë ndikimi i grave në politikë, hendeku gjinor në ekonomi dhe efikasiteti i mekanizmave të vendosura për barazi gjinore në vend.
Në konferencë do të debatohet edhe për prioritetet e shoqërisë civile dhe mënyrat pë arritjen e një shoqërie të barabartë gjinore.