Shtrenjtohen benzini dhe dizeli për 1 denar

Prej sonte në mesnatë rriten për 1 denar çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 tani do të kushtojë 82 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,50 denarë për liter. Çmimi i ri i EURODISEL (D-E-V) do të jetë 70,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 59,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,193 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 41,603 denarë për kilogram. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button