WDN Albania: ky 8 Mars i gjen gratë me pozita më të dobëta

WDN Albania-Rrjeti për Demokraci i Grave Shqipëri vlerëson se gratë dhe vajzat shqiptare kanë evoluar ndjeshëm në ambicjet e tyre profesionale, ekonomike dhe në konsolidimin e statusit të tyre në shoqëri. Ky 8 Mars i gjen gratë dhe vajzat shqiptare në një sfidë vecanërisht politike pasi zgjedhjet lokale përbëjnë një shans të mirë për vendimarrjen femërore në pushtetin vendor. Lidershipi politik ka premtuar për 50 % të kandidatëve gra dhe vajza në listat zgjedhore dhe ky është një hap i madh i cili duhet të pasohet edhe nga ndryshime dhe menakinzma të fortë ligjor për të bërë të mundur zbatimin e tijë me sukses.

WDN Albania konstaton se në raport me vitin e kaluar ky 8 Mars i gjen gratë me pozita më të dobëta në të drejtat e tyre, ku numri i grave që vriten dhe dhunohen cdo ditë vjen duke u rritur, ku shumë prej tyre janë hequr nga listat ekonomike, ku cdo ditë rritet numri i grave të papuna, ku bashkëjetesa me varfërinë e plotë po i kalon mbi 20 vite të mudimshme, ku shëndeti i tyre kërcënohet rëndë nga sëmundjë si kanceri i gjinit dhe i mitrës, ku mundësia për të bërë një mamografi jashtë qyteteve si Tirana dhe Durrësi është inekzistente.

Womens Democracy Network Albania inkurajon inisiativat dhe reformat për përmirësimin e statusit të grave dhe fton gjithë aktorët lokalë dhe ndërkombëtar të intensifikojnë bashkëpunimin për cështjen grua.

Nga ana tjetër shumë gra duhen inkurajuar për të marrë pjesë aktivisht në partitë politike, shoqëri civile apo ne institucione dhe organizma të rëndësishëm si në policinë e shtetit apo në institucionet e sigurisë kombëtare. Sot përfaqësimi i grave në këto institucione është shumë i ulët dhe ka shumë punë për tu bërë për rritjen e numrit të tyre në të gjithë hierarkinë e strukturave të policisë dhe sigurisë. Kjo thirrje vjen edhe në kuadër të 15 vjetorit të Rezolutës 1325 së Kombeve të Bashkuara.

Sot është koha ku gjithë gratë por vecanërisht gratë deputete duhet të bashkohen në mbështetje të cdo thirrje apo inisiative që fuqizon rolin e grave dhe vajzave dhe përmirëson sado pak situatën reale të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Në një ditë si kjo ku janë shtuar thirrjejet për të përmbushur premtimet e bëra në Pekin përpara 20 vjetësh dhe për të pasur një botë ku çdo grua dhe vajzë të ketë mundësinë për të përmbushur potencialin e saj dhe për të gëzuar të drejta dhe status të barabartë ne duhet të tregojmë vendosmëri, kurajo seriozitet dhe unitet.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. shume dakort me deklaraten , eshte e drejte qe duhet bere me shume per ceshtjen grua. shpresojme ne mbajtjen e premtimeve per 50% gra ne lista, kjo do ishte hap i pare pozitiv. Suksese

Back to top button