Selmani: Kontestimi i të drejtës së gazetarëve për të qenë në galerinë e Kuvendit është budallallëk

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, e ka cilësuar si joserioze deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski, se intervenimi policor dhe dëbimi me forcë i gazetarëve, më 24 dhjetor, është bërë në funksion të mbrojtjes së Kushtetutës. 

Për TV Telma, Selmani, i cili ishte njëri nga gazetarët që u larguan me forcë nga Kuvendi më 24 dhjetor të vitit të kaluar, ka thënë se fjalimi i Gruevskit është edhe një dëshmi për qëndrimin e pushtetit ndaj lirisn së të shprehurit. 

“Situata është shumë e qartë dhe e pastër. Atë ditë ne u dëbuam nga Kuvendi, për shkak se donin të fshehin nga opinioni se si në mënyrë brutale i largojnë e deputetët e opozitës. Unë 13 vite raportoj nga Kuvendi, 13 vite e kemi ndjekur punën e Kuvendit nga ajo galeri dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem ose incident që është shkaktuar nga ana e gazetarëve. Mendoj se përpjekja për ta kontestuar faktin se gazetarët e kanë vendin atje është një budallallëk”, ka thënë Selmani për TV Telma. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button