Mustafi shpëtoi Valencian (VIDEO)

Skuadra kampione spanjolle, Atletico Madridi, nuk arriti të marr më shumë se një barazim kundër Valencias në Vicente Calderon.

‘Fajtori’ kryesor për një fakt të tillë ishte mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Ky i fundit përveҫ që ndali sulmet kundërshtare, shënoi golin e barazimit 1:1.

Koke kaloi Atleticon në epërsi në minutën 33’, teksa Mustafi barazoi shifrat (78’) me një gol me kokë.

Atletico tani ka 55 pikë në pozitën e tretë në renditje, teksa Valencia është një pozitë më poshtë me një pikë më pak.

 


Highlights — Atletico Madrid vs FC Valencia… by ylberenexhipi

Lajme të ngjashme

Back to top button