Interi mori 1 pikë Napolit

Derbi i fundjavës në elitën e futbollit italian mes Napolit dhe Interit ka përfunduar në barazim 2:2.

Në fakt, vendasit ishin në epërsi 2:0 deri në minutën 72’, mirëpo Interi u rikthye për të nxjerr një pikë.

Marek Hmasik (51’) dhe Gonzalo Higuain (63’) shënuan golat për napolitanët, teksa Rodrigo Palacio (72’) dhe Mauro Icardi (87’ p) shënuan për zikaltërit.

Xherdan Shaqiri luajti 90 minuta në këtë sfidë, duke dhuruar një paraqitje tejet të mirë.

Napoli tani ka 46 pikë në pozitën e tretë në renditje, teksa Interi 36 pikë në pozitën e nëntë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button