MTV Video Music Awards, triumfon Justin Timberlake

Justin Timberlake ishte protagonisti kryesor i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve për videoklipet më të mira të vitit nga MTV me 4 çmime të fituara.

Këngëtari fitoi çmimin e videoklipit më të mirë me “Mirrors” dhe tre çmime të tjera në një mbrëmje ku performoi sërish me ish-grupin e tij N’Sync.

Për videoklipet e tyre morën çmime edhe Taylor Swift, Selena Gomez, Pink dhe Bruno Mars.

Ja lista e plotë e çmimeve të MTV-së:

Video më e mirë (femra): Taylor Swift, “I Knew You Were Trouble.”

Video më e mirë (meshkuj): Bruno Mars, “Locked Out of Heaven”

Video më e mirë pop: Selena Gomez, “Come & Get It”

Video më e mirë hip-hop: Macklemore & Ryan Lewis feat. Ray Dalton, “Can’t Hold Us”

Video më e mirë rock: Thirty Seconds to Mars, “Up In the Air”

Bashkëpunimi më i mirë: Pink dhe Nate Ruess, “Just Give Me a Reason”

Video më e mirë me mesazh social: Macklemore & Ryan Lewis feat. Mary Lambert, “Same Love”

Kënga më e mirë e verës: One Direction, “Best Song Ever”

Artisti me perspektivë: Austin Mahone, “What About Love”

Cmimi “Michael Jackson Video Vanguard”: Justin Timberlake

Regjia më e mirë: Justin Timberlake, “Suit & Tie” (regjia: David Fincher)

Efektet vizuale më të mira: Capital Cities, “Safe and Sound”

Koreografia më e mirë: Bruno Mars, “Treasure”

Regjia më e mirë artistike: Janelle Monae feat. Erykah Badu, “Q.U.E.E.N.”

Kinematografia më e mirë: Macklemore & Ryan Lewis feat. Ray Dalton, “Can’t Hold Us”

Montazhi më i mirë: Justin Timberlake, “Mirrors”

Lajme të ngjashme

Back to top button