Prishtina i bën bashkë deputetet e BDI-së dhe PDSH-së

Në Prishtinë, sot, në shenjë të 8 marsit – Ditës së Grave, mbahet seancë e përbashkët e deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me deputetet nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe politikaneve nga Mali i zi dhe Presheva. Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me çka duket se festa e 8 marsit në Prishtinë i ka përafruar deputetet e partive shqiptare të Maqedonisë. Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni së bashku deputetet e BDI-së dhe Merale Ferati e PDSH-së. Ndërkohë, për këtë ka shkruar në Facebook Nora Aliti, – “Në Prishtinë, me rastin e 8 marsit – Ditës së Grave, seancë e përbashkët e deputeteve nga Kosova, dhe Maqedonia, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva. Jemi ketu sepse duam që ti japim fund pabarazisë gjinore të vetëdishme për sfidat e mëdha.

Përballë këtyre sfidave qëndron shoqëria si tërësi andaj edhe barazia gjinore nuk është një çështje ekskluzive e grave.Beteja për barazi gjinore është betejë e burrave dhe djemve po aq sa është e grave dhe vajzave dhe benefitet e barazisë gjinore janë benefite për shoqerinë ne teresi. Adaptimi i një qasje që sjell së bashku në tavolinë burrat dhe gratë, është parakusht për transformimin e shoqërisë dhe parakusht për arritjen e barazisë gjinore.”

Lajme të ngjashme

Back to top button