Zaev: Qeveria e Gruevskit i ka ditët e numëruara

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi paraqit për herë të parë në Tetovë, në një takim me qytetarë, pas publikimit të 7 bombave që përmbanin biseda të funksionarëve të lartë, përfshirë edhe vet kryeministrin Gruevski, në të cilat flitej për parregullsitë zgjedhore, kontrollin mbi gjyqësorin dhe mediat, skandalet me asistencat sociale etj. Zaev dërgoi porosinë se bashkë me bombat do të bjerë edhe qeveria “Gruevski”.

“Këto ditë, moti në Maqedoni është me shi. Diku bie borë, e diku shi! Bien edhe bomba që paralajmërojnë se do të bjerë edhe diçka tjetër, do të bjerë qeveria e Gruevskit dhe shoqërisë kriminale të tij. Ky marsh i 8 marsit të grave të LSDM-së i thotë marsh pushtetit, jashtë Gruveskit dhe keqbërësve të Maqedonisë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaevi iu bëri thirrje gjithë qytetarëve pa dallim etnie që të ndihmojnë këtë proces të kthimit të lirisë dhe demokracisë në Maqedoni. Sipas tij, ky është obligim dhe luftë e përbashkët e të gjithë qytetarëve.

“Këto gra këtu janë krenare duke mbajtur këtë trëndafil, për shkak se ata nuk thonë “ Sho Praish”? Ata bëjnë punë, luftojnë të gjitha së bashku. Pra, zonja të mia, kemi detyrë, kemi obligim të luftojmë për kthimin e lirisë në Maqedoni. Kjo është lufta jonë e përbashkët dhe beteja jonë e përbashkët, të gjithë së bashku maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, romë, serbë dhe boshnjakë kemi detyrë dhe obligim, lirinë dhe demokracinë ta kthejmë në vendin tonë! Urime 8 marsin, të jetojë liria, të jetoj demokracia, të jetoj nëna jonë Maqedoni”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Mbrëmë, në rrjetin You Tube është publikuar një video e re nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski. Në këtë video shihet se si ai dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev bisedojnë për proceset zgjedhore, ku Zaev thekson se edhe sikur zgjedhjet të ishin të ligjshme, sërish LSDM-ja do t’i humbte zgjedhjet. Nga partia e Zaevit, thonë se me këtë publikim, Gruevski ka bërë vepër të re penale. Kjo është videoja e dytë nga takimi i dy liderëve në kabinetin e kryeministrit që publikohet nga You Tube.

Lajme të ngjashme

Back to top button