Dega e BDI-së në Gostivar mbajti mbledhjen e parë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar e mbajti mbledhjen e parë, me përbërje të re.

Kryetari i Degës, Nevzat Bejta dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, anëtarët e degës së BDI-së në Gostivari më hollësi i njoftuan për situatën dhe zhvillimet politike në vend.

“Për çdo hap dhe veprim të mëtutjeshëm, ne do veprojmë në bazë të instruksioneve që do na vijnë nga Kryesia Qendrore e BDI-së”, theksoi kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta.

Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe anëtarët e degës, ku njëzëri u votuan edhe zgjedhja e dy nënkryetarëve të degës, Saranda Imeri dhe Bashkim Hasani, ndërsa sekretar i degës u zgjedh Ylber Jusufi.

Ndryshe kuvendi i 5-të zgjedhor i Degës së BDI-së në Gostivar u mbajt me 17 dhjetor të vitit 2014, ku për kryetar dege u rizgjodh Nevzat Bejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button