Beteja e të fortit

Ç’ka po ndodh në Maqedoni ? Kush është fajtori ?A do përfundoj vala e bombave apo do vazhdoj opozita të na lër nën kuriozitetin e pritjes së vazhdimit të surprizave në episodin e radhës? Një sërë pyetjesh që shumëkush ia parashtron vetes dhe atyre që i votuam .

Napoleon Bonaparta përdorte shprehjen që  në politik budallallëku nuk është një hendikep .Nuk duhet të jemi të tronditur dhe as të marrim për të mirëqenë ҫdo informacion që na servohet. Nëse shumica e quan si një gjë pozitive dhe shpresë zinxhirin e bombave të LSDM-së, kjo nuk duhet parë kaq afër,duhet shikuar në të dy anët e medaljes me vëmendje.

Për ne shqiptarët nëse rifreskojmë kujtesën dhe kthehemi pas në kohë  do ndeshemi me qëndrime pak a shumë të ngjashme të asaj të LSDM dhe kësaj të sotme VMRO. Cilado qoftë ka qenë në pushtet ka manipuluar dhe vazhdon ta bëj me faktorin politik shqiptarë. Të tentosh të rrëzosh një qeveri totalitare, ultra nacionaliste siҫ është kjo e Gruevskit shtrohet pyetja nëse lideri i opozitës maqedonase e ka nënvlerësuar pushtetin aktual apo si paska bërë llogaritë mirë ?! Në anën tjetër kemi të ‘fortin’ atë të cilit nuk i bëjnë përshtypje aspak faktet konkrete, arrin të gjejë kundër argument edhe përkundër çdo dëshmie. Nuk është për tu habitur s’ka se si të ishte ndryshe pasi ‘klani ‘ VMRO ka partizuar dhe politizuar gjithë sistemin polit/ik dhe juridik të vendit. Demokraci e dështuar , shtet ku sundon diktatura. Përballë kësaj qeverisje totalitare ndeshim faktorin politik shqiptarë i cili fatkeqësisht po e them me keqardhjen më të madhe ,që më tepër është një vegël e asgjë më tepër .Parimisht ajo është pjesë e qeverisjes ku i garantohen të drejta dhe detyrime por kjo mbetet vetëm utopi  sepse në praktikë ajo nuk ka asnjë lloj kompetence ( ajo vazhdon të hesht edhe pas shumë rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve si rasti i Brodecit, Monstra ,Harun Aliu ).

Po dalim tek rasti konkret i zinxhirit të bombave, nëse kjo do të kishte ndodhur në një shtet demokratik ku pretendon se bën pjesë edhe Maqedonia ( fakt që rezulton i kundërt ) gjërat do kishin një rrjedhojë tjetër. Për të mos marrë shembuj të mëdha do përmendja rastin e fqinjëve tanë ku para dy viteve në 2013, pas përleshjes mes policisë dhe protestuesve në gjithë vendin kundër çmimit të energjisë dhe masave shtrënguese , qeverisja e qendrës së djathtë e kryeministrit Bojko Borisov dha dorëheqje . Në fjalimin e tij mes tjerash ai shprehet se : “ Nuk marr pjesë në qeverinë ku policia e së cilës rreh popullin “ shembull për tu ndjekur. I cili tashmë  rifitoi postin e kryeministrit me pëlqim të elektoratit në zgjedhjet të lira fer dhe demokratike. Sipas mendimit tim gjithmonë , situatë aktuale në Maqedoni është në një fazë shumë më alarmuese se ç’duket , sa që shumicës më mirë ju leverdis të heshtin me justifikimin se presim ndërkombëtarët të bëjnë zgjidhje të drejtë .Këtu shtrohet pyetja se vallë përkrah gjithë atyre konflikteve të interesave ( interesa gjeopolitike, ekonomike ) në Lindjen e Mesme dhe si krizës së Ukrainës  a është e interesuar BE dhe SHBA të merren me interesin ndërpartiak në Maqedoni .Pastaj mënyrën e funksionimit të shtetit e zgjedhin qytetarët e jo ndërkombëtarët.

 

Deklaratat shumëvjeçare të politikanëve për pretendim dhe gatishmëri për anëtarësim në BE dhe NATO e kanë humbur vlerën për një pakicë që arrin ta kuptojnë “lojën “.Janë vetëm fjalë boshe për larjen e trurit të pseudo intelektualeve dhe popullit mjeran. Nëse një ditë Maqedonia do ti plotësoj kriteret bazë të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare  marrëdhëniet të mira ndëretnike, politikën e fqinjësisë së mirë, politikë të stabilitetit dhe paqes në rajon , drejtësia pastaj edhe mund të shikohet si opsion, por siç është duke shkuar rrjedha e ngjarjeve  familja evropiane  për ne është larg .Për ta përmbyllur me shpresën se popullit tash i është dhënë mundësia për të reaguar ose në të kundërtën le të flejë siç ka bërë gjer më sot.

Lajme të ngjashme

Back to top button