Kuçi: Femrave kosovare t`iu gëzohet e drejta për trashëgimi

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi i ka uruar të gjitha grat, nënat dhe motrat, festën e 8 Marsi. Kuѯi përmes një telegrami ka thënë se forcimin e pozitës e femrave dhe te drejtave të tyre për trashëgimin dhe barazinë gjinore duhet të implementohet.

Ky është telegrami i plotë i Kuçi.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, kremtohet historikisht si ditë për të shënuar kontributin e grave të zakonshme të cilat kanë bërë histori, me qëllim që sot gruaja të ketë pozitën e merituar në shoqëri. Me këtë rast, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ju uron të gjithë grave, nënave dhe motrave, festën e 8 Marsit! Njëkohësisht dëshiron të njofton publikun se, me qëllim të forcimit të pozitës dhe të drejtave të femrave, ka marrë vendim për rishikimin të kornizës ligjore dhe procedim të Ligjit, ku me dispozitat në fjalë do të garantohet ndarja proporcionale e pasurisë pa dallim gjinie. Nga këto dispozita të reja ligjore do të përfitojnë femrat të cilave do të u garantohet e drejta në trashëgimi, në mundësi për forcim të dinjitetit dhe pjesëmarrje në zhvillim ekonomik. Barazinë gjinore duhet ta bëjmë realitet të prekshëm institucional dhe standard të jetës sonë të përditshme. Për një shoqëri që aspiron vlera moderne, evropiane, emancipimi i gruas është kusht për emancipimin e gjithë shoqërisë. Gëzuar! /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button