Shkolla Wilson feston 7 dhe 8 Marsin

Nxënësit e Shkollës Wilson përmes festës që organizuan me rastin e 7 dhe 8 Marsit shprehën mirënjohje dhe falënderim ndaj veteranëve të arsimit, mësuesve dhe prindërve për sakrificën në ndërtim dhe edukimin e tyre. Ata falënderuan mësuesit dhe prindët që tejkaluan veten e tyre për të qenë në shërbim të dijes.

Theks i veçantë u vendos në rolin e gruas në shoqëri dhe tendencën e Wilsonasve që të jenë zë i fuqishëm në komunitet që do të avokojë barazi gjinore dhe të drejta të barabarta.

IMG_2572

Drejtoresha e Shkollës Wilson, Elita Masha uroi për festat dhe falënderoi të gjithë ata të cilët shërbejnë në kauzën e arsimit. Ajo u shpreh se frymëzuesit tonë pishtar do të jenë gjithmonë veteranët e arsimit falë të cilëve edhe sot, punojmë, veprojmë dhe krijojmë.

Masha, theksoi që barazia gjinore dhe realizimi i gruas, do të mundësohet atëherë kur femrat do të jenë kërkuese ndaj vetes që gjerat t’i marrin dhe ndërtojnë vet, duke jetuar, vepruar dhe bërë profetësi sipas shembullit personal.

Shkolla Wilson

Shkolla Wilson falënderon me përulësi dhe respekt figurën e shenjtë, udhërrfyese-mësuesin.

Asgjë nuk përcakton vitalitetin e një individi, asgjë nuk përcakton vitalitetin e një kombi, më shumë se dija e tij! Ngelemi me shpresë se lobimi i Wilsonasve do të ndikojë në rolin e femrës në shoqëri duke i dhënë asaj hapësirën e mjaftueshme që ta dëshmojë veten dhe të na mësojë se si të krijojmë atë lidhjen më të përkryer shpirtërore me jetën, botën.

Lajme të ngjashme

Back to top button