Bogov: Konstelacionet politike të mos dëmtojnë ekonominë

Ekonomia për momentin në vend është pika më e fuqishme, vlerëson guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov dhe porosit se në konstelacion të tillë politik më së paku nevojitet prishja e stabilitetit të saj.

“Kemi stabilitet makroekonomik, bursë stabile të denarit, stabilitet të sektorit bankar, inflacion të ulët, rritje ekonomike e cila presim sivjet ta vazhdojë trendin e viteve të kaluara dhe të jetë më e lartë se ajo paraprake dhe më së paku që na duhet në kuadër të konstelacioneve politike të cilat i kemi për momentin ta luhasim stabilitetin e ekonomisë, stabilitetit makroekonomik dhe bankar dhe ta dëmtojmë rritjen ekonomike”, tha në konferencën e sotme për shtyp Bogov duke i vlerësuar si të pavërteta informacionet në medie për punën e Bankës Popullore së Republikës së Maqedonisë. Shtoi se gjëja e vetëm që mund të na destabilizojë janë të pavërtetat dhe insinuatat dhe se përmes ekonomisë, ndërsa në veçanti përmes sektorit bankar mund të shkaktohen dëme shumë lehtë.

Theksoi se edhe konsumi vendor është i shëndoshë dhe se është në rritje si dhe se ndikon mbi lëvizjet e inflacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button