Me aktivitete të ndryshme shënohet dita ndërkombëtare e gruas 8 Marsi

Në Maqedoni sot shënohet Dita ndërkombëtare e gruas ­ 8 Marsi. Kjo është ditë kur shënohen lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat.

Me këtë rast Këshilli për kulturë dhe informacione në kuadër të Republikës së Turqisë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë organizon koncert në Shtëpinë e ARM-­së me temë “Muzika turke në Maqedoni”. Dita ndërkombëtare do të shënohet edhe me turrë biçikletash në Shkup e cila është pjesë e manifestimit “Mbrëmje për të drejtat e gruas” e organizuar nga UN Women në Shkup, në bashkëpunim me Institutin për studime gjinore në kuadër të Universitetit të Shkupit, Universitetit për arte audiovizuale ­ ESRA dhe Qyteti i Shkupit.

Tura me biçikleta paraqet inkuadrim drejt fushatës globale “Planeti 50:50 deri në vitin 2030 ­ Bashkë për barazi gjinore”. Do të fillojë nga Porta Maqedonia deri te Shatërvani i Parkut të qytetit, ndërsa biçikletat falas i siguron për pjesëmarrësit NP “Parkingjet e Shkupit” ­ Shkup. Për të gjitha pjesëtaret e gjinisë femërore në qendrën tregtare Skopje siti moll mbahet Qyteti i gruas i cili u ofron kozmetikë, panel diskutime të ekspertëve për temat aktuale dhe të përditshme, si dhe këshilla shëndetësore dhe këshilla nga fusha e modës. Dita e parë e gruas është shënuar më 28 shkurt të vitit 1909 në SHBA me nismën e Partisë Socialiste të Amerikës. Në vitin 1910 nën patronazhin e Internacionales së dytë në Kopenhagë është mbajtur Konferenca e parë ndërkombëtare e grave dhe në të është vendosur që të festohet dita ndërkombëtare e gruas, por pa u përcaktuar data e saktë.

Vitin e ardhshëm më 19 mars 1911, kjo festë për herë të parë është shënuar nga më shumë miliona njerëz në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Më 8 mars të vitit 1913 gratë në mbarë Evropën mbajnë tubime paqësor

 

Lajme të ngjashme

Back to top button