Lista e fituesve në “Milingonën e Artë” 2014

Për herë të tretë me radhë, por më fuqishëm se kurrë, Milingona e Artë” dëshmoi se shoqëria jonë ka emra të mëdhenj për të cilët të gjithë duhet të jemi krenarë.

Milingona 2014.

Në një mbrëmje gjithë klas dhe glamur, u zhvillua nata e arritjeve “Milingona e Artë” për herë të tretë radhazi. U ndanë çmimet për nëntë kategoritë garuese si dhe u nderuan personalitete të shquara shqiptare. Prezenca e tyre në sallë solli madhështi për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë.

DSC_6791 (1)

Fituesit e Arritjeve të Vitit “Milingona e Artë” për vitin 2014 u shpallën:

Adi Krasta (640x427)
Gjatë mbrëmjes u ndanë edhe këto çmime nga organizatori:

DY ÇMIME KARRIERE :

Izet Curri2
Izet Curri – stilisti i cili ka pasur ndikim global me shijen e tij, nga Parisi e Hollivudi duke veshur nga yjet kinematografikë e deri tek princeshat.

“Ky çmim më nderon, por edhe më detyron të punoj akoma më shumë” – u shpreh me shumë modesti ikona e modës, Izet Curri.

Musherefe Llozana

Musherefe Llozana – aktorja legjendë e Teatrit Shqiptar. Puna e saj 60 vjeçare ka hapur perspektivë të theksuar sidomos për zhvillimin e femrës dhe teatrit, por dhe vetë artit në përgjithësi.

Një emocion i papërshkruar dhe respekt i thellë u krijua përkuljeje u krijua në sallë për aktoren e cila ka luajtur mbi 150 role gjatë karrierës së saj.

ÇMIMI PROMOTOR I VLERAVE SHQIPTARE:

Mirjana Maleska
Mirjana Maleska, profesore universitare, studimet e saj, puna e saj ndër vite si dhe gjatë vitit 2014, ka ndikuar jo vetëm në promovimin por edhe në edukimin e vlerave shqiptare.

“Kjo është hera e parë në jetë që dikush kujtohet për të më dhënë qoftë edhe një mirënjohje gjatë gjithë jetës sime”  – u shpreh me shumë dashamirësi profesoresha Maleska.

Dhe për herë të parë këtë vit, organizatorët ndanë një MIRËNJOHJE:

Klubi Sportiv “Studenti” – Tetovë, për punën humane për organizimin e aktiviteteve sportive për fëmijët me nevoja të posaçme në gjithë Pollogun.

“Milingona e artë” prej këtij viti, për ti dhënë natës së arritjeve vlerë të shtuar, çdo vit do të flasë për një kauzë, për të cilën dëshiron që të pranishmit dhe publiku i gjerë ta mbështesin atë. Këtë vit kauza kishte të bënte me Lirinë e shprehjes, si një nga liritë themelore pa të cilën nuk do të kishte as art e kulturë dhe as humor dhe kritikë. Duke i dhënë mirënjohje të thellë për punën e tij, për këtë kauzë i ftuar të flasë ishte Adi Krasta, prezantuesi dhe gazetari i cili citohet shpesh për këtë çështje.

Për të prezantuar çmimet, ashtu si edhe vitet e kaluara, u shfaqën në skenë emra eminent të jetës kulturore në vend, si: akademik Alajdin Abazi, Ilire Vinca, Naser Selmani, Miranda Hashani dhe të tjerë.

Prezent në mbrëmjen e arritjeve shqiptare “Milingona e artë” ishin rreth 200 të ftuar, pjesë e elitës kulturore, shkencore, akademike, sportive dhe artistike e shqiptarëve të Maqedonisë por edhe nga rajoni. Juria e sivjetme ishte në përbërjen e Petrit Saraçini, Teuta Ajdini Jegeni, Vullnet Tairi, Vjollcë Berisha, Visar Ganiu dhe Merita Maksuti.

“Milingona e Artë” u zhvillua për herë të tretë, me mbështetjen e sponsorëve:
Telekomi i Maqedonisë – sponsor gjeneral, si edhe mbështetësit e tjerë Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, Unioni Finansiar Shkup, UNIQA,  EVN, Porsche Maqedoni, Gemak, Universiteti American College Shkup dhe Qyteti i Shkupit. Partnerët mediatik: Alsat M, Skrin Media, Gazeta Koha, Portalb, Novatv dhe Radio Vati.

Për më shumë foto kliko KËTU.

Adem Karaga(640x427) (1)

Ekipi organizues i Milingones
Ekipi organizues i Milingones

Lajme të ngjashme

Back to top button