Bale sposton Ozil te Man. United?

Mesut Ozil me mendjen te Man. United. Siç raporton prestigjozja “AS”, gazetë pranë Real Madridit, fantazisti gjerman joshet nga ideja për të luajtur në Angli me Manchesterin.

United dhe prej kohësh është në kontakte me drejtuesit e djajve të kuq.

Klubi anglez po tregohet i kujdesshëm dhe është në pritje të zhvillimeve me Bale që do të firmosë në Madrid e më pas do të nisë negociatat duke parë se “ok” e parë e ka marrë nga Ozil. Ky i fundit pretendon 7 mln euro në sezon por te Man.

United limiti i pagave është 6.5 mln Euro dhe këtë privilegj e ka Van Persie mirëpo në rastin e Ozil, diferencat mund të plotësohen me bonuse në bazë të performances. Real Madridi nuk pritet të kundërshtojë kërkesën e Ozil për t’u larguar dhe për kartonin e tij kërkon 40-45 mln Euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button