Roma vajton se si i iku Salah

Roma ndoshta është skuadra më e “djegur” në afatin kalimtar të janarit. Skuadra romake e kishte në dorë transferimin e Mohamed Salah, por që ndërroi mendje duke transferuar dy lojtarë të tjerë, Doumbian e Ibarbon.

Salah është tranferi më i qëlluar në tregun evropian që nga kalimi te Fiorentinë në formë huazimi nga Chelsea. Ishte drejtori sportiv i Romës, Sabatini ai që ia huqi me mosblerjen e Salah.

Kjo pasi që Sabatini në të njëjtën kohë tentonte blerjen e Luis Adrianos nga Shakhtar dhe në fund Salah vendosi kalimin te Fiorentina edhepse kishte opsion të parë Romën.

Lajme të ngjashme

Back to top button