Sulm kamikaz në Mali

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi në një klub nate në kryeqytetin e Malit, Bamako.

Sipas informacioneve, në mesin e viktimave janë një shtetas belg dhe një francez.

Kurse nga viktimat e Malit besohet që njëri prej tyre të jetë oficer policie dhe tjetri roje sigurie.

Francezi ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në lokal, kurse shtetasi nga belgjika vdiq pas shpërthimit të një granade në makinën e tij.

Flitet për një tjetër viktimë nga vendet europiane, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërkohë tetë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Shërbimet inteligjente thonë se kanë arrestuar dy të dyshuar për sulmin. Presidenti francez Francois Hollande ka dënuar fuqishëm aktin, duke e konsideruar një akt frikacak.

Menjëherë pas sulmit, të konsideruar terrorist nga autoritetet, në vendin e ngjarjes shkuan trupat franceze, të cilat ndodhen në vend që në vitin 2013 për të parandaluar avancimin e luftëtarëve të Al Kaedas. Veriu i Malit ka qenë një pikë e nxehtë konflikti që nga pavarësia e vendit nga sundimi francez në vitin 1960. /Oranews.tv

Lajme të ngjashme

Back to top button