fbpx

Durrës, nisen me pedalinë për Itali, shpëtohen pas 16 orë kërkimi

Gjenden pas 16 orë kërkimi 3 adoleshentët të cilët që prej pasdites të së dielës rreth orës 16:00 rezultuan të zhdukur në det. 

Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cili nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin ‘Rinia’ në Durrës. 

Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi. 

Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit  në Durrës dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjtë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali. 

Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. ‘Aventura’ e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare. 

Drejtori i policisë kufitare, Nuri Locaj në një lidhje telefonike për News24, konfirmoi se adoleshentët janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kërkimet nisëm menjëherë pas alarmit të dhënë, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit për të përfunduar në afërsi të plazhit të sektorit Rinia, në gjirin e Lalzit. Pas kërkimeve gjatë natës ata u pikasën rreth 6 milje në veri të vendit nga ku kishin dalë për shëtitje me barkë pedalo.

I kontaktuar nga News24, pronari i cili i ka dhënë pedalinën të rinjve u shpreh se ua kishte dhënë adoleshentëve për xhiro në det ashtu sic bënte edhe me pushues të tjerë

Lajme të ngjashme

Back to top button