7 Marsi, Nishani mësuesve: Zhvillime nga pikëpamja metodike

Presidenti i shtetit, Bujar Nishani ka uruar të gjithë mësuesit e Shqipërisë në kuadër të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit. Në mesazhin tij të urimit presidenti thotë se mësuesi i epokave si kjo e jona, duhet ta shkrijë energjinë dhe kujdesin e tij jo vetëm brenda mureve të ngushta të shkollës

Sipas Nishanit, dëshirat e reformave edukative në jetën tonë mësimore, nuk mund të sigurohen pa përparimin dhe zhvillimin e personalitetit të mësuesve, në pikëpamjen metodike dhe didaktike.

Kreu i shtetit nuk ka harruar të falenderojë edhe mësuesit pensionistë, të cilët, sipas Nishanit kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë./noa/

Urimi i plotë i Presidentit Bujar Nishani

Të dashur edukatorë, mësues dhe pedagogë!

Dëshiroj t’ju drejtohem me një urim të veçantë me rastin e ditës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në përkujtim të festës së 7 Marsit që është e dashur për të gjithë ne shqiptarët, dhe që sivjet përkon dhe me 128 vjetorin e vitit të hapjes së shkollës së parë shqipe, unë ju përcjell urimet më të përzemërta në gëzimin e festës suaj!

Arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti i një kombi dhe ju jeni ata që e mbani ndezur shpirtin e kombit shqiptar.

Sot ne kujtojmë me respekt e krenari mësuesit e parë të Mësonjëtores shqipe, pasi vetë hapja e shkollës ishte një fitore e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button