Sot pritet të nënshkruhet raporti për ’24 dhejtorin’ !

LSDM do ta nënshkruajë raportin e Ad-hok Komisionit për ngjarjet e “24 dhjetorit”, kanë njoftuar mediat maqedonase, transmeton Zhurnal. 

Është e panevojshme që të komplikohen sërish punët dhe për ditënb e sotme është lënë që të definohen punët protokollare. 

Më saktësisht, raporti ishte gati edhe gjatë të premtes por sipas LSDM-së, partia në pushtet VMRO DPMNE nuk ka dëshiruar që ta cilësojë largimin e gazetarëve nga salla e Kuvendit si shkelje të Kushtetutës. 

Gjatë ditës pritet që shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer dhe nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska së bashku me kryetarin e Komisionit Borçe Davitkovski që t’i pastrojnë edhe disa finesa të voga në raport, ndërsa më vonë anëtarët e komisionit ta nënshkruajnë atë, me qëllim që t’i vihet fund hetimit për incidentin e “24 dhjetorit”. 

Të premten ka qenë afati i fundit për nënshkrimin e këtij raporti, por pas mosmarrëveshjeve kjo nuk u arrit. Si rezultat, kryeministri Gruevski kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, kurse opozita dhe partnerti shqiptar në qeveri e refuzuan një gjë të tillë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button