Ahmeti: Mendja e një kombi është arsimi

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar 7 marsin-Ditën e mësuesit.

“Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona dhe udhërëfyes në veprimet tona”, thotë në urim Ahmeti.

“Kam nderin e veçantë që, me respektin më të madh për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite, t’ju uroj Ditën e Mësuesit dhe të zotohem para jush që nuk do të ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për ta avancuar arsimin në gjuhën shqipe.

Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona dhe udhërrëfyes në veprimet tona.

Me të drejtë mendja e ndritur e kombit tonë, Sami Frashëri, ka thënë që mendja e një kombi është arsimi, por njëkohësisht është edhe zemra dhe morali i kombit tonë.

Mësuesia gjithnjë ka zënë vend të veçantë tek unë dhe të gjithë ne, sepse mësuesit tanë zhvilluan mision kombëtar e ndriçues për të cilin ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, por njëkohësisht paraqet edhe detyrim prioritar për ne që ta vijojmë rrugën e shtruar nga gjenerata të shumta arsimdashësish”, thuhet në urimin e BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po mendja jote nuk behet operacion vetem ka diagnoz per sherim edhe ate nga mjeket e Zvicres te keshillojm te ndjekesh hapat e mjekur qe te ka thene se more ne qafe komplet nje shoqeri

Back to top button