“Bomba” e 7, të vërtetat që mbajtën në pushtet nacionalizmin primitiv të Gruevskit

“Bomba” e shtatë e liderit të LSDMS, Zoran Zaev, nxjerr në pah dy të vërteta, konstatojnë analistët. Sipas tyre njëra është botërisht e njohur për mohimin e të drejtës së votës së lirë të qytetarëve nëpërmjet uzurpimit dhe vënies në funksion të gjithë makinerisë shtetërore dhe një të vërtet po aq të dhimbshme siç është përdorimi  i fjalorit kërcënues dhe në disa raste edhe fashizoid nga ana e pushtetarëve.

Mirjana Najçevska thotë për Portalb se dimensioni i përgjithshëm etnik që paraqitet në bisedat e përgjuara është vetëm një e tregues për rrënimin e nocionit të demokracisë.

“Tek këta njerëz nuk ekziston demokracia as si emër. Për këtë arsye vetëm në një shoqëri skajshmërisht jo demokratike mund të thuhen apo mendohen gjëra të tilla për etnitetet tjera. Vetëm në shoqëritë ku ka ide fashizoide mund  të iniciohen ide të flitet në atë mënyrë për njerëz të etnive të ndryshme”, thotë Najçevska.

Sipas saj, nëse ne duam të ndërtojmë shoqëri demokratike, kjo që po dëgjojmë tani duhet që patjetër të dënohet. Najçevska thotë se për momentin ata që janë në qeveri absolutisht nuk e dinë se çfarë është gabimi i tyre.

Analaisti Alajdin Demiri, për Portalb thotë se “bomba” e shtatë e Zaevit dëshmoi se në Maqedoni nuk ka pasur zgjedhje. Sipas tij bomba dëshmoi se si keqpërdoret shteti për nevojat e partisë politike.

“Arroganca e këtij shteti është në një nivel shumë të lartë, mirëpo nga ana tjetër dëshmoi edhe vokabularin dhe rrugaçërinë e pushtetarëve. Vokabulari i egër i një niveli të ulët që identifikohen si fjalor rrugaç është rezultat i një nacionalizmi primitive të cilin kjo parti e përdor , por e përdor edhe për maqedonasit, duke i quajtur ata shifra dhe ato tjerët të LSDM-së me terme ofenduese. Kjo është një strukturë reale e kësaj elite politike dhe shumë shpejt duhet të eliminohet nga skena”, thotë Alajdin Demiri.

Avokati i Popullit është duke përfunduar raportin vjetor për 2014 dhe sipas Ixhet Memetit, e drejta e zgjedhje dhe diskriminimi ndaj romëve dhe shqiptarëve janë dy çështje që do të trajtohen në këtë raport.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë për Portalb se nëse nuk mohohet ajo që u dëgjua nga bisedat e  prezantuara nga lideri opozitar Zoran Zaev, atëherë kjo me të vërtet është e tmerrshme sepse ka ofendime të rënda, kërcënime, nënçmime.

“Nëse nuk mohohet ajo që u dëgjua, duke pas parasysh edhe atë se kush fletë, nëse nuk demantohet atëherë kjo është e tmerrshme. Në ata biseda dëgjohen gjëra shumë serioze aq me tepër duke pasur parasysh se kush i fletë ato gjëra. Aty ka ofendime të renda, nënçmime të rënda, përbuzje, urrejtje që është me e keqja ndaj etniteteve të ndryshme. Ka elementë të veprave të rënda për manipulime në procesin zgjedhje keqpërdorim detyre”, thotë Ixhet Memeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button