Siria lejon hetime nga inspektorët e OKB-së

Qeveria siriane ka rënë dakord që të lejojë inspektorët e OKB-së të hetojnë akuzat e ngritura mbi dyshimet e një sulmi me armë kimike në masakrën e Damaskut.

Masa erdhi menjëherë pasi një zyrtar i lartë amerikan u tha gazetarëve se kishte “shumë pak dyshime” se forcat qeveritare kishin përdorur armë kimike.

Së paku 322 persona, mes të cilëve shume fëmije dhe gra, mbetën të vrarë në sulmin e të mërkurës pranë Damaskut.

Deri më sot autoritetet siriane nuk kanë pranuar fajësinë mbi përdorimin e armëve kimike, duke fajësuar për këto të fundit, forcat rebele “terroriste”.

Nëse provohen akuzat, me shumë mundësi SHBA-të dhe shtete të tjera evropiane do të ndërmarrin sulme të armatosura dhe do t’i përgjigjen me forcë regjimit sirian. /Start

Lajme të ngjashme

Back to top button