Në rrugën drejt mirëkuptimit kalohet nëpërmjet zemrës

Shpesh herë ndodhë që për shkak të keqkuptimit apo për arsye te mospërshtatjes së mendimeve tona me bashkëbiseduesin të na përfshijë hidhërimi, nervozizmi dhe automatikisht e  kanalizojmë me sulmin e pamenduar dhe të egër me “ kundërshtarin ”. Për të arritur mirëkuptimin me palën në fjalë, pa dyshim duhet poseduar qetësi dhe siguri në vete por, nën kushtin të jemi të armatosur me durim, sinqeritet dhe dëshirë për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

Për të ndikuar pozitiviteti tek bashkëbiseduesi, pavarësisht argumentit që shfaqet në momentin e rastësishëm, rezultati do të shfaqet kur ju tregoni interesim për temën e konstatuar nga kolegu dhe kur me vëmendje dhe përkushtim I dorëzoheni bashkëbiseduesit dhe pas përfundimit të fjalimit të tij në mënyrë të qetë dhe me fjalë inkurajuese mundoheni të shprehni mendimin tuaj rreth temës së shtruar nga ai duke pasur parasysh kritikat rreth asaj çështje.

Në çka vallë qëndron sekreti i bisedës afariste?

Sipas mendimit të Charls W Eliotit “ Këtu nuk ka kurrfarë sekreti. Më  e rëndësishmja është që të dihet që bashkëbiseduesi të dëgjohet me kujdes, sepse kjo gjë çdo njeriu më së shumti I pëlqen ”.

Në çdo lidhje, besëlidhje, marrëveshje që parafytyrohet të ndodhë, palët e konstatuara domosdoshmërisht duhet të jenë në pajtueshmëri rreth çështjeve të ndryshme. Kjo gjë e cila padyshim ndodh vetëm me mirëkuptim nga të dy anët dhe se fjala e nxjerur nga zemra vërehet në të shqiptuarit e parë, sytë shkëlqejnë dhe bashkëbiseduesi pa hezitim e pranon propozimin e dhënë. Zemërgjerësia dhe fjala e mirë e dërgon njeriun në pafundësi, armikun e kthen në mik, shokun në vëlla dhe tek ti mbjellet forca e besimit.

Për të arritur  deri te zemrat e njerëzve duhet po ashtu të jesh edhe një orator i mirë. Oratori I mirë di që në fillim nga bashkëbiseduesi të merr disa përgjigje pohuese. Në këtë mënyrë ai proceset psikologjike të dëgjuesit I drejton kah caku pozitiv. Kjo është e ngjajshme me lëvizjen e topit të biliardos. Nëse e drejtojmë në një drejtim, do të na duhet goditje  e re që nga ai drejtim ta mënjanojmë dhe pafundësisht shumë mund që ta dërgojmë prapa në të njëjtin vend.

Duhet të theksojmë se është e nevojshme të dihet se urrejtjen dhe pakënaqësinë në zemrat e të afërmve  ose  njerëzve nuk mund ta largojmë me kurrfarë logjike. Prindi I pakënaqur, shefat që kërkojnë imtësi, burrat e mrrolur dhe gratë provokatore dhe thumbuese do të duhej që njëherë e mirë ta kuptojnë se thërmia e mirësisë vlen në mënyrë të pakrahasueshme më shumë se sa qortimi dhe fjala e hidhur.

Lincolni i cili para më shumë se 100 vitesh kishte shkruar: Është  e vërtetë se një pikë mjalti mbledh me shumë grerëza se sa disa litra rrëshirë. Kjo vlen edhe për njerëzit, nëse dëshiron që të arrish mirëkuptim me ndokënd së pari binde se je mik dhe shok I tij, mundohu të arrish në zemrën e tij me fjalë të mira dhe mirëkuptim, këtu gjendet ajo pika e mjaltit për zemrën e tij. Sepse, le të mendojnë njerëzit çfarë të dëshirojnë rruga për të kuptuarit çon kah zemra e deri te zemra arrihet me fjalë të urta dhe të mira.

Porosia ime e fundit është afrohuni njeriut si mik, fjalën kryesore mundohuni të ia lini bashkëbiseduesit, zgjojeni në njeriun ndjenjën se ideja është e tij, mundohuni t’i shikoni gjërat me sytë e të tjerëve dhe së fundmi thirruni në fisnikërinë dhe ndershmërinë e njerëzve.

Nga e gjithë kjo si përmbledhje na mjafton Fjala e Gjithmëshirshmit dhe të Gjithdijëshmit All-llahut xh.sh  “Dhe thuajuni njerëzve fjalë te mira (Silluni mirë me njerëzit ) ” El Bekare 83.

Esma Ramani, studente në Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik- Shkup

Lajme të ngjashme

Back to top button