fbpx

Bomba e shtatë: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka shpalosur edhe sot “bombat”, e shtata me radhë në një konferencë për media.

Kësaj radhe Zaev publikoi incizime me dëshmi se si Gruevski dhe bashkëpunëtorët kanë shfrytëzuar postin për të keqpërdorur procesin zgjedhor, me vjedhjen e zgjedhjeve.

Zaev sot zbulon biseda mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe funksionarë të tjerë ku ajo pranon si kanë vendosur nga 40-50 persona nëpër shtëpi votues të VMRO-së.

Në bisedë dëgjohet si ato bëjnë plane kjo mos zbulohet nga mediat dhe OSBE. Në bisedë zbulohet plani si VMRO sjell votues nga jashtë nga Pusteci për të votuar për ata. Dëgjohet si Gruevski pranon: Këto të Prespës na mbarojmë punë.

Dëgjohet si Jankullovska me përqeshje dhe nënçmim flet për votuesit e Pustecit si dorë për dore shkojnë të votojnë për VMRO-në.

Në bisedën mes ministrit të transportit Mile Janakievski dhe drejtorit të DAP dëgjohet si ministri ka dërguar urdhër për aksion nga DAP dhe si ka pasur dënime të mëdha. “Ulërima dhe britma kishte, dënuam disa me mijëra denarë. Je i kënaqur?” thotë Goran Trajkovski i DAP.

Dëgjohet urdhër i qartë i ministrit për aksion në lagjen e Turqve në rrugën e Plastikave si dhe për mbyllje të një picerie.

Dëgjohet si Janakievski dërgon urdhëra për aksion ndaj bujqve që nuk janë pro VMRO-së.

Biseda mes ministrit Janakievski dhe të bujqësisë Lupço Dimovski tregon si Janakievski kërkon të bëhet shtypje e madhe ndaj bujqve.

Dëgjohet si Jankullovska kërkon listat cilit ti jepen ndihmat sociale që më pas të kërkojë nga ata të votojnë për VMRO.

Dëgjohet si jepen paketa me miell për romët për ti blerë votat e tyre.

Dëgjohet si Janakievski kërkon nga njerëzit e tij të “ti frikojnë” mësimdhënësit dhe të ushtrojnë “presion të madh” ndaj tyre për ta votuar VMRO-në.

Kërcënime direkte për largim nga puna dëgjohen si porosit Janakievski.

Bisedat mes pronarit të Kanal5 dhe shefit të kabinetit të Gruevskit tregojnë trysninë që Qeveria ua bën mediave.

Si ata mirën vesh që një emision që nuk u konvenon mos të del mirë në TV, të ketë pengesa madje dhe bisedohet për ta ndalë rrymën vetëm e vetëm mos shkojë emisioni.

Dëgjohet si Jankullovska kërkon të merret lista nga KSHZ që të shihet kush si ka votuar.

Gruevski kërkon në Komunën Qendër të dalin sa më shumë fleta të pavlefshme.

Jankullovska tregon për marrëveshjen që duhet të bëhet mes BDI dhe tyre për ta fituar Kumanovën.

Jankullovska thotë që romët “do të merren për veshi” për të votuar për VMRO.

Janakievski kërkon të ndalet një numër celulari i LSDM.

Jankullovska pranon se e ka shndërruar ministrinë e brendshme në shtab të VMRO-së.

Jankullovska: “Atë që e bëjmë ne të njëjtën e bën edhe BDI”.

Jankullovska thotë që strategjinë e njëjtë për bllokime të mitingjeve si VMRO e përdor edhe BDI.

Dëgjohet kërcënim i Protugjerit si do ti hedh në greminë drejtorin dhe familjen e tij nëse nuk lëshon bileta.

Në pyetjen “A do të kërkoni azil, për këtë që e bëni, a e ndjeni veten fajtor”, Zaev u përgjigj. “ un veten e kam këtu dhe nuk do largohem askund. Potencoj se gjatë kësaj periudhe sepse ne treguam që ka kapacitet demokratik”.

Në pyetjen se a ka dëshmi që edhe BDI është e përfshirë në këto manipulime me zgjedhjet, ai deklaroi se sot u publikuan një pjesë e dëshmive se edhe partia shqiptare në pushtet është e përfshirë në këto skandale dhe se do të ketë edhe incizime të tjera që do ta dëshmojnë këtë.

Në pyetjen e Portalb nëse ka dëshmi dhe incizime pse është ndërprerë regjistrimi i popullsisë, ai tha se ka dëshmi dhe do të publikohen ditëve të ardhshme.

Të martën në sallën universale do të publikohen bomba tjetër.

“Nuk jam nën presion dhe nuk kemi pasur kërcënime”, deklaroi Zaev.

Lidhur me rastin Monstra, deklaroi se ka incizime, dhe ato që i ka do ti publikojë ditëve në vijim.

Ndryshe ditë më parë Zaev shpalosi detaje rreth mënyrës antiligjore të harxhimit të parave dhe kredive të shtetit.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shpresojm se Gordana me Aliun flasin për Dashurin cë që kan njëri ndaj tjetrit, në telefonatat e përgjuara nga Sashoja dhe Nikollai.

Back to top button
Close