Kërçovë: Lokalizohet zjarri në Ivanidoll

Zjarri i madh i cili gjatë ditës së djeshme pushtoi pyllin mbi vendin e quajtur Ivanidoll në Kërçovë, edhe gjatë ditës së sotme nuk është vënë plotësisht nën kontroll. Mësohet që zjarri ka djegur një pjesë të konsiderueshme të pyllit, kurse për shuarjen e tij janë vënë në lëvizje të gjithë njësitë e zjarrfikësve të Kërçovës, dy helikopterë ushtarak dhe një avion.

Nga Komuna e Kërçovës njoftojnë së janë duke bërë gjithçka për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit duke shpresuar që së shpejti ta vënë nën kontroll. 

“Menjëherë pasi u vërejt tymi dhe flaka, të parët u njoftuan ekipet e zjarrfikëseve të Kërçovës, të cilët arritën në kohë në vendnëgjarje. Më pas dolën edhe përfaqësuesit e Qendrës për Udhëheqje me Krizat dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 

Pas marrjes së informatës për djegien e malit në Ivanidoll, në vendngjarje erdhi edhe Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili dha urdhër që sa më shpejt që të jetë e mundur të lokalizohet zjarri dhe të ndërmerren masat përkatëse për mënjanimin e zjarrit. Ai gjithashtu, mobilizoi ekipin për të përgatitur gjithçka që nevojitet rreth organizimit dhe shuarjes së flakës dhe theksoi se 24 orë do të jetë në mbështetje të banorëve lokal për t’u dhënë atyre mbështetjen dhe përkrahjen e duhur.” – thotë nga Komuna e Kërçovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button