The Guardian: Ronaldo kërkon rikthimin te United

Cristiano Ronaldo dëshiron të varë këpucët në gozhdë i veshur me fanellën e Manchester United dhe ua ka bërë të ditur këtë djajve të kuq. Është ky lajmi që publikon tabloidi britanik “The Guardian”.

Pas shumë spekulimeve gjatë kësaj vere mbi interesin e Manchester United për të rikthyer në Old Traford portugezin, por dhe qëndrimit të qartë të Realit të Madridit për të mos lejuar në asnjë mënyrë dicka të tillë, tabloidi britanik siguron se Ronaldo ju ka thënë drejtuesve të United se një ditë do të bashkohet sërish me ta dhe ky rikthim mund të verifikohet në verën e vitit 2014.

Futbollisti portugez ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Los Blancos ku konsiderohet padyshim lojtari më i jashtëzakonshëm në grupin e Ancelottit pavarësisht mbërritjes së mundshme të Bale, por pavarësisht kësaj dëshira e tij për t’u kthyer një ditë në Old Traford sipas The Guardian është e padiskutueshme.

Në çdo rast tabloidi britanik siguron se te Manchester United janë të ndërgjegjshëm për vështirësinë që paraqet një operacion i tillë. Sot për sot futbollisti nuk dëshiron të largohet pasi e konsideron Realin e Madridit vendin e duhur për të fituar trofetë që synon, por në të ardhmen qëndrimi i tij mund të ndryshojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button