Tajson: Jam në prag të vdekjes

Majk Tajson pranon për herë të parë në publik se ai është në prag të vdekjes nga alkooli dhe droga. Ish-kampioni i peshave të rënda bëri zbulesën befasuese, në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

Ai u shpreh “kam bërë shumë gjëra të këqija, dhe dua të falem. Unë dua ta ndryshoj jetën time.

Unë nuk dua të vdes, por jam në prag të vdekjes, sepse jam një alkoolik kronik.” Prej vitesh Tajson ka heshtur duke u shtirur sikur nuk kishte konsumuar alkool ose drogë.

47-vjeçari, tre herë më parë ka qenë në rehabilitim për shkak të varësisë nga substancat narkotike dhe alkooli.

Ai ka pranuar gjithashtu se rreth pesë vjet më parë ai mendonte vetëvrasjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button