Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (FOTO)

Pjesë e vargut të aktiviteteve për shënimin e “7 Marsit” – Ditës së mësuesit ka qenë edhe ekspozita e nxënësve të ciklit të lartë të shkollave fillore të Komunës së Çairit, të cilët talentin dhe aftësite e tyre kreative i kanë shprehur përmes pikturës. Ekspozita në fjalë u mbajt në Çifte Hamam në Çarshinë e Vjetër. Në këtë ngjarje prezent ishte Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, Kryetari  i Këshillit të Komunës së Çairit, përfaqësues të LASH, drejtorë të shkollave fillore, arsimtarë dhe nxënës.

Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (6)
“Investimi më i mirë është investimi në arsim, investim në gjeneratat e reja. Çdoherë do jemi mbështetës të evenimenteve të tilla”, tha kryetari i Çairit, Mexhiti.
Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (5)
 Për kontributin e dhënë, nxënësit u shpërblyen me mjete për punë nga Komuna e Çairit që do t’ju shërbejnë në realizimin e punës së tyre kreative edhe në të ardhmën në sferën e artit.
Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (4)Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (3)
Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (1)Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (7)Çair, ekspozitë e nxënësve për shënimin e festës së “7 Marsit” (8)

Lajme të ngjashme

Back to top button