SHBA-të dhe Britania: Siria meriton një përgjigje të rëndë

Presidenti amerikan, Barack Obama është njohur me detaje në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri. Ai ka dëgjuar një sërë mundësisht të propozuara nga këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë mbi gjetjen e një zgjidhjeje për Sirinë.

Chuck Hagel, sekretari amerikan i Mbrojtjes, është shprehur të dielën se Pentagoni është i përgatitur për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri. “Barack Obama i ka kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të përgatisin opsionet për të gjitha të papriturat. Ne jemi të përgatitur për të ushtruar të gjitha opsionet”, ka thënë Hagel gjatë një udhëtimi në Malajzi.

“Përgjigjja do të jetë e rëndë”

Obama, gjithashtu ka folur në telefon me kryeministrin britanik, David Cameron, dhe kanë rëndë dakord që të konsultohen në lidhje me përgjigjet e mundshme nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Pas komunikimit me Obamën, një zëdhënës i kryeministrit britanik, u ka thënë gazetarëve se ata kanë rënë dakord për një “përgjigje të rëndë” ndaj regjimit në Siri. “Ata të dy janë të shqetësuar seriozisht nga sulmi që u mbajt në Damask, ditën e mërkurë dhe shenjat e rritjes së përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian kundër popullit të vet”, tha zëdhënësi.

Viktimat në Siri

Sulmi me armë kimike ka lënë të vdekur qindra persona në periferi të Damaskut, thonë aktivistët e opozitës siriane. Raketat me agjentë toksikë u lëshuan në orët e para të ditës së mërkurë si pjesë e bombardimit të forcave rebele. Ushtria siriane thotë se akuzat janë të fabrikuara për të mbuluar humbjet e mëdha të rebelëve. Nga ana tjetër, ushtria thekson se ka të drejt për të luftuar atë që ajo e quan terrorizëm. Aleanca më e madhe opozitare thotë se janë më shumë se 1 mijë persona të vrarë nga sulmet. Aktivistët flasin për një shifër më të lartë por që nuk mund të konfirmohen. Dje “Mjekët Pa kufij” konfirmuan 355 viktima dhe mbi 3 mijë të prekur. 

Lajme të ngjashme

Back to top button