Shkup, USAID me përkahje të “Leximi dhe matematika janë zbavitëse”

Sot, Drejtori i Misionit të USAID-it në Republikën e Maqedonisë, Xhejms Stajn, e vizitoi shkollën fillore “Vëllazërimi” në komunën e Karposhit për ngjarjen “Leximi dhe matematika janë zbavitëse” – me persona të famshëm, organizuar pranë Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”. Ngjarja ishte një aktivitet edukativ dhe zbavitës për më shumë se 100 pjesëmarrës: nxënës të klasave të ulëta, arsimtarë, prindër dhe përfaqësues të komunitetit lokal.

Drejtori i Misionit të USAID-it, Xhejms Stajn, i inkurajoi të gjithë të rriturit të kalojnë më shumë kohë duke lexuar me fëmijët e tyre, dhe tha: “Partneriteti tonë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës përpiqet të bëjnë ndryshime në shkollat, por secili prej nesh këtu sot ka mundësi të luajë një rol të rëndësishëm edhe në shtëpi. Qoftë jemi arsimtarë, prindër, miq ose fqinjë: mund të ndihmojmë në kultivimin e dashurisë ndaj gjuhës dhe matematikës që prej moshës së vogël të fëmijëve.”

Ngjarja “Leximi dhe matematika janë zbavitëse” ka qenë mundësi për nxënësit e klasave fillestare të lexojnë dhe të kyçen në aktivitete matematikore së bashku me këngëtaren Kristina Arnaudova dhe profesorin Bujar Saiti. Prindërit dhe anëtarët e komunitetit lokal gjithashtu ishin pjesë e kësaj ngjarjeje dhe u informuan se si gjuha dhe matematika mund të jenë zbavitëse dhe cili është roli i shkrim-leximit në jetën e individit, komunitetit dhe shoqërisë. “Biblioteka me rrota” që në fakt është një automjet të adaptuar dhe plot librash, i mirëpriti nxënësit të zgjedhin prej materialeve për mësim që i ofron.

USAID i përkrah qasjet kreative në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe matematikore

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” i implementuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni ka për qëllim që të vlerësohen dhe të përsosen shkathtësitë e gjuhës dhe matematikës te nxënësit e ciklit të ulët dhe të ngritet vetëdija e gjithë komuniteti për rëndësinë e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Përmes këtij projekti, për herë të pare në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës për nxënësit e klasave të ulëta, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button