“Benzema mund të tërhiqet te Reali”

Karim Djaziri, përfaqësuesi i Karim Benzema, konfirmoi negociatat për zgjatjen e kontratës së sulmuesit me 3 sezone.

Djaziri tha se diskutimet me Real Madrid po ecin normalisht, me qetësi dhe pa një afat kohor se kur duhet të përfundojnë. Sipas tij Benzema mund ta mbyllë karrierën te Los Blancos, pasi është ky klubi i ëndrrave të tij.

Agjenti i Benzema foli edhe rreth zërave se francezi ndodhet në orbitën e Arsenalit dhe si do të ndikojë te klienti i tij ardhja e Gareth Bale.

“Janë vetëm zëra. Ju siguroj se Benzema nuk do të shkojë te Arsenali. Ardhja e Bale? Absolutisht që nuk do të ketë asnjë ndikim”, tha Djaziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button