Protesta në Stamboll, kërkohet vëmendje për masakrat në Egjipt dhe Siri

Një grup i madh protestuesish mbajtën protesta masive të shtunën në mbrëmje, duke denoncuar kështu masakrat e fundit ndaj myslimanëve në Egjipt dhe Siri. Protesta u mbajt në një nga sheshet më të mëdha të Stambollit, në Sarachanes Park.

Tubimi ishte organizuar nga dhjetëra OJQ dhe organizata për të drejtat e njeriut. Protestuesit që u mblodhën në Parkun Sarachanes kërkuan vëmendjen e botës për masakrat në Siri dhe Egjipt.

Ata brohorisnin sllogane si “Njëmijë e përshëndetje nga Stambolli për rezistencën egjiptiane”, “Përshendetje Vëllezërve, vazhdoni me rezistencë”, dhe “përshëndetje për Mursin, vazhdo të mbashë rezistencë”. Ata bënin gjithashtu shenjën Rabaa, duke ngritur katër gishtërinjtë.

Përveç kësaj, një monitor i projektorit paraqiste fjalimet e presidentit Muhamed Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Protestuesit gjithashtu mbanin postera të Hassan el-Bena, themeluesit të vrarë të Vëllazërisë myslimane, posterat e Sejid Kutub, shkrimtari egjiptian i varur nga regjimi, dhe Muhamed Mursit, presidenti i parë nga Vëllazëria, i larguar me dhunë nga pushteti.

Sheshi ishte mbushur ne shenjën Rabaa, dhe të pranishmit mbanin veshur bluza me këtë shenjë poashtu.

Ndërkohë, organizatorët e protestës kujtuan se ka filluar një fushatë peticioni, që sheshi Sarachanes Park, të quhet Sarachanes Park Adevije. Gjithashtu, ata thanë se do të bëjnë kërkesë zyrtare që rruga ku ndodhet ambasada Egjiptiane në Stamboll të quhet me emrin e dëshmores Esma el-Beltagi./ mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button