Intervista me të nominuarit për arritjen e vitit në artet pamore

Të nominuar këtë vit në kategorinë “Arritja e vitit në artet e performuara” në kuadër të manifestimit “Milingona e Artë 2014”, janë dy piktorë, dy dizajnerë grafik dhe një arkitekt. Bëhet fjalë për Besian Mehmetin, Burim Ukiçin, Enkel Dikën, Nehat Beqirin dhe Arbër Kolonja. Që të pesë të nominuarit kanë punuar shumë gjatë vitit që kaloi dhe me veprat e tyre kanë lënë shenjë në jetën kulturore të vendit tonë.

besian mehmetiBesian Mehmeti– Arkitekt, nominohet pë arritjet e tij gjatë vitit 2014 duke e vënë në vëmendje arkitekturën si  shprehje e fortë artistike. Ka fituar disa konkurse me zgjidhjet e tij inovative duke lënë kështu gjurmë estetike për gjithë shoqërinë. Ndër të tjera, ishte pjesë e projektit që fitoi çmimin e parë për shkollën në Kapishtec, Shkup si dhe u vlerësua në projektin gjigant për rrjetëzimin e ndërtesës kult të Tiranës, Piramidës, ku u radhit ndër pesë më të mirët në konkurs ndërkombëtar ku në garë ishin studio prestigjioze arkitektonike.

Në pyetjen se a po merr arkitektura vëmendjen e duhur Besiani shprehet:

“Jetojmë në një shoqëri ku ende kemi probleme të natyrës ekzistenciale si ajri i ndotur, uji i papijëshem, etj.  Këtu kisha përmendur edhe hapësirën e lirë apo publike e cila i takon secili nga ne dhe është në rrezik të tjetërsimit. Arkitektura në thelb paraqet një përpjekje të vazhdueshme kolektive për të ndërtuar qytetet dhe objektet me ambiente më të këndëshme për të jetuar, punuar dhe për rekreim, dhe si e tillë arkitektura është pjesë e secilit nga ne.”

Sipas Besianit është e vështirë që arkitektura të mendohet pa dimensionin artistik, ndërsa atë  duhet ta shikojmë më shumë se sa art.

– Suksesi juaj shkon përtej Maqedonisë, çdo të thotë kjo për ju?

“Ashtu si edhe shumë veprimtari tjera krijuese edhe arkitektura nuk njeh kufi. Ështe kënaqesi të vleresohen veprat tona edhe jashta rrethit ku jetojme, si që ishte rasti në konkursin ndërkombëtar për sheshin te Piramida në Tiranë. Kjo na jep kurajo për të vazhduar të bëjmë vepra që kanë vlerë.”-sprehet Besian Mehmeti për Milingonën.

burim ukiciBurim Ukiçi-piktor. Nominohet për sukseset e arritura gjatë vitit 2014. Ai morri pjesë në një ativitet artistik  – piktura murale në fakultetin e arkitekturës  së USHT, në ekspozitën kolektive me shoqatën e artistëve “Draudacum” –Gostivar. Burimi është fitues i çmimit të parë për krijim më të mirë artistik nga komuna e Tetovës. Po ashtu, ai ishte fitues i i konkursit për qëndrim dhe hulumtim artsitik dy mujor në ateljenë Cite internationale Des Arts – Paris.

Sipas piktorit Burim Ukiçi, janë artistët e brezit të ri të cilët duhet të punjnë më shumë për t’i sfiduar fenomenet devijuese për të pasur një imazh më të mirë dhe të bëhen një zë më i fuqishëm në shoqëri.

Në pyetjen se a merr vemndjen e duhur krijimtaria e tij sot, duke marrë parasysh faktin që ka më shumë galeri dhe ekspozita, Burimi shprehet se asnjëherë nuk ëhtë e mjaftueshme vëmednja ndaj arrtit.

“Ka më shumë galeri sot dhe ekspozita, por a mendoni se arti juaj ka vëmendjen e duhur? Po ka galeri, por jo edhe aq shumë. Vetëm të përkujtoj se shumë qytete në Maqedoni, sidomos ato shqiptare nuk kanë fare institucione të këtilla. Ato janë koncentruar në kryeqendër dhe qendrat më të mëdha. Organizohen pak më shumë ekspozita, por pa ndonjë kriter të mirëfilltë. Mendoj se asnjëherë nuk është e mjaftueshme vëmendja institucionale, por edhe e publikut, ndaj artit në përgjithësi, por edhe ndaj artit tim.”

A dominojnë sipas jush vlerat e duhura estetike?

“Është vështirë të jesh i prerë në këtë përgjigje. Unë mendoj se vlerat estetike nuk dominojnë, por atë mbijetojnë. Vlerat estetike kultivohen vazhdimisht, të cilat pastaj e fisnikërojnë shoqërinë.”

ENKEL DIKAEnkel Dika-Dizajner grafik. Nominohet për sukseset e tij unikate gjatë vitit 2014. Dizajnet e tij janë të preferuarat të përdoren mbi aksesorët mbarë botës, nga mbulesat për iPhone 6 e deri tek bluzat, rekuizita sportive, kuleta apo dhe orë. Punët e tij janë aplikuar në produkte të ndryshme nga mbi 20 kompani të ndryshme ndërkombëtare.Posteri i Enkelit u zgjodh të jetë imazhi i kalendarit të përbashkët të aktiviteteve kulturore Shqipëri – Kosovë, nisma më unifikuese kulturore mes Ministrive të Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës. Morri pjesë në ekspozita dhe prezantime kolektive.

Dëshira e tij për të qenë më afër artdashësve e ka shtyrë Enkelin që nga arti tradicional të kalojë në atë digjital dhe të merret më shumë me artin grafik.

Nga se frymëzohet një djalë i tërhequr, gati i fshehur nga Struga, por i cili arrin të bie në sy me punë e tij me mija kilometra larg?

“Gjithçka që më rethon mund të jetë burim frymëzimi në forma të ndryshme. Qoftë ajo një këngë, film, libër, si dhe vetë bukuria natyrore e Strugës.”

Arritjet tuaja tregojnë se suksesi arrihet vetëm me vlera, si të bën të ndihesh kjo gjë?

Është një ndjesi e mirë kur bën diçka me perkushtim dhe e shef se ajo çmohet dhe adhurohet nga të tjerët. Se vlera në të vërtetë është relative nga perceptimi i individit, por kur je në gjendje ta përcjellish mesazhin dhe emocionin që e ndjen nëpermejt një vepre arti atëherë e din që ke bërë diçka me vlerë për vete por edhe për të tjerët.

NEHAT BEQIRINehat Beqiri – piktor, profesor arti. Nominohet për prurjet e tij të pasura në artet pamore gjatë vitit 2014 me ekspozita personale dhe kolektive. Beqiri filloi vitin duke marrë pjesë në ekspozitën kolektive në studio e Fadil Berishës në Neë Yorkme një cikël pikturash vizualisht shumë të gjalla, pamje metaforike të ndërtuara me një gjuhë figurative. Më pas, realizoi ekspozitën personale të titulluar “D”  në Prishtinë, ku prezantoi piktura të punuara kryesisht në formën akrile, kuntur, përpos një pikture e cila është e punuar me gazeta dhe stiropor, ose siç ju thotë ai “sheqerka”. Nehati morri pjesë në kolonitë e artit në Sarandë dhe Apolloni si dhe në ekspozitën kolektive të 24 piktorëve në luginën e Preshevës, “Ekspozita pa kufi”.

 ARBER KOLONJAArbër Kolonja– Dizajner grafik. Nominohet për sukseset e tij si arstist grafik gjatë vitit 2014. Ai fitoi çmimin e parë në ekspozitën ndërkombëtare në Iran dedikuar jetës dhe veprimtarisë së Nelson Mandelës. Këtë çmim prestigjoz ai e fitoi në një konkurrencë të ngjeshur mes 400 artistësh nga mbarë bota.  Posteri paraqet luftën e Mandelës kundër urrejtjes racore,sakrificës dhe të drejtave të njeriut. Një lojë lojë optike e cila në tërësi paraqet portretin e Mandelës nën sloganin ”Valët e urrejtjes u qetësuan”. Arbëri jeton në Vjenë tashmë dy vite duke ushtruar profesionin e tij në Media Group-in më të madh austriak ”Österreich”, në javoren Madonna dhe mujoren Stylebook. Në mars të vitit 2014 Arbëri realizoi projektine parëtë përmasave të mëdha në Vjenë- Libri olimpik “Sochi 2014” dedikuar fituesve në lojërat olimpike, veçanërisht austriakëve.

Ku e gjen frymëzimin?  “Jam kurreshtar të di gjithcka rreth artit, muzikës, shkencës, letërsisë dhe shumë fushave tjera. Ky është një mozaik që më lejon të kaloj në një botë spirtuale ku tentoj të shoh përtej asaj që duket apo të mirëqenës.”

Çdo të thotë nga Maqedonia të shkosh të punosh në Vienë? “Është privilegj për shumë arsye, një ndër to është se e avansoj veten dhe veproj  në një nga qendrat e arisokracis europjane.”

Arritjet tuaja tregojnë se suksesi arrihet vetëm me vlera, si të bën të ndihesh kjo gjë?

“Është një ndjenjë sa ledhatuese aq edhe motivuese. Më jep kurajo për të ardhmen që të vazhdoj në këtë rrugë dhe për të provuar shijen e suksese të reja.”

Lajme të ngjashme

Back to top button