Klubi diplomatik: Ish diplomatët me fjalorë shqetësues për imazhin e Maqedonisë

Bordi drejtues i klubit diplomatik reagon, siç theksohet në kumtesën me shkrim, të qëndrimeve “përgjegjëse” për situatën aktuale politike në Maqedoni të disa ish diplomatëve dhe diplomatëve të ardhshëm të Maqedonisë.

“Gjendja e tillë është lëndë e shumë komenteve, analizave dhe bisedimeve që zhvillohen në mjetet për informim. Me këtë rast, nga ana e individëve në opinion plasohen vlerësime të ndryshme arbitrare dhe të papërgjegjshme dhe komente të drejtuara ndaj shteteve të caktuara dhe organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të tyre, të cilët, sipas përmbajtjes së saj dhe fjalorit të përdorur, shkaktojnë dëm serioz në pikëpamjen e shtetit tonë”, vlerëson Klubi diplomatik.

Veçanërisht shqetëson, shtohet në kumtesë, që në këto deklarata janë të përfshirë ish dhe diplomatë të tanishëm të Republikës së Maqedonisë. “Deklaratat e tilla nga diplomatët e tanishëm dhe të dikurshëm, të cilët në mënyrë permanente e zbatojnë ose e kanë zbatuar politikën e jashtme të shtetit të konfirmuar nga organet tona më të larta përfaqësuese, sot, me deklaratat e tyre në opinion lënë përshtypje se në tërë këtë periudhë 24 vjeçare nga pavarësia e deri më sot kanë zbatuar politikë e cila ka qenë jo e sinqertë dhe hipokrite ndaj partnerëve tanë strategjikë BE, SHBA dhe NATO”, thonë nga BD i Klubit diplomatik.

Lajme të ngjashme

Back to top button