Gjysmëfinale prestigjioze në Kupën e Italisë

Sonte futbolli italian ofron një nga përballjet më me rivalitet të viteve të fundit, me protagonistë Juventusin dhe Fiorentinën, që do të zbresin në fushë për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Në Juventus Stadium, kampionët e Serisë A do të kërkojnë të hedhin një hap të sigurtë drejt finales për të tentuar më pas një trofe të cilin nuk e shijojnë prej dy dekadash.

Për herë të fundit bardhezinjtë e kanë ngritur lart Kupën e Italisë në vitin 1995, ku mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 3:0 Parmën. Ndërsa sezonin e kaluar “Zonja e Vjetër” u eliminua që në fazën çerekfinale nga Roma.

Nga ana tjetër edhe Fiorentina ka shumë uri për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, që për herë të fundit ka mundur ta fitojë në vitin 2001 dhe me keqardhjen për disfatën 3:1 të pësuar nga Napoli në finalën e sezonit të kaluar.  Ndeshja Juventus – Fiorentina do të luhet sonte në orën 20:45.

Lajme të ngjashme

Back to top button