Gruevski: Ose raporti ose zgjedhje më 13 tetor

Maqedonia mund të mbetet pa rekomandimin për anëtarësim në BE nëse nuk votohet raporti, pranoi kryeministri Nikolla Gruevski dhe vendosi ultimatum, ose raporti ose zgjedhje më 13 tetor. 

Ai e ftoi LSDM-në të mblidhen dhe ta votojnë “raportin si të duna në pjesën e kualifikimeve juridike”, edhe pse potencoi se opinioni do ta dijë se ai raport është raport partiak. 

Gruevski ofroi që raporti të votohet me mbivotim, duke potencuar se LSDM-ja ka tre anëtarë në Komisio, duke aluduar në kryetarin Borçe Davitkovski. 

Nëse Borçe Davitkovski nuk pajtohet atëherë të zgjedhim kryetar të ri. Jemi të gatshëm për kryetar të komisionit t’i pranojmë edhe Cërvenkovskin ose Jani Makradulin ose këdoqoftë që ata duan. 

Në atë mënyrë LSDM-ja do të fitojë raport që ata e duan, ndërsa Maqedonia do të shpëtojë nga kërcënimi për humbjen e rekomandimit.

Në qoftë se kjo nuk është e pranueshme për LSDM-në, ai propozon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nënshkrimin e dy versioneve të raporti – njërën që i konvenon pushtetit, e tjetrin që i përgjigjet opozitës. Valid do të ishte versioni i partisë që do t’i fitonte zgjedhjet parlamentare. 

“13 tetori është dita e fundit – e diel para 16 tetorit kur vjen raporti i Komisionit evropian. Të hënën është dita e fundit kur mund të shpërbëhet parlamenti dhe të organizohen zgjedhje para se të publikohet raporti i KE-së. Presim përgjigje të qartë menjëherë, e më së voni deri nesër! Ato zgjedhje kanë kuptim vetëm nëse mbahen para zgjedhjeve”, tha Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button