Buka do të lirohet nëse blihet gruri vendas

Buka do të lirohet, nëse sa më shpejtë blihet gruri vendas dhe menjëherë pas kësaj hiqet masa për import të kufizuar, por vetëm për grurin, komentojnë afaristët e kësaj fushe për portalin 24 Vesti.

Ata propozojnë që masa për import të kufizuar të miellit të mbetet në fuqi derisa të mos harxhohen sasitë që gjenden në depo. Në këtë mënyrë, ata thonë se do të mund me kohë të importojnë grurë të lirë, nga i cili, së bashku me grurin vendor, do të prodhojnë miell konkurrent. Deri tani është blerë rreth 90 përqind e grurit vendas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button