Lumturia…

Lumturia…. Të duash atë që ke, në vënd që të duash atë që dëshiron ta kesh, është pikërisht kjo lumturi të cilën dëshiron ta posedon çdonjëri, pa futur imagjinatën brenda saj. Lumturia është njohuri e brëndshme që na shoqëron gjatë gjithë jetës, shpesh herë është edhe imagjinatë, diçka që ëndërrojmë ta kemi. A mund ta blejnë paratë lumturinë? Duket e natyrshme të supozohet se njerëzit e pasurë do të jenë më të lumtur se të tjerët, por paratë janë vetëm një pjesë e pasurisë psikologjike, kështu që piktura është e komplikuar.
Njerëzit e varfër e kanë më të vështirë ta posedojn lumturinë ne veten dhe rrethin ku jetojn, përshkak vështirësive ekonomike që hasin njëkohsisht, por kjo nuk do të thotë se të pasurit janë të lumtur. Nëse ke roba për të veshur, ushqim për të ngrënë, kulm mbi kokë, atëher të kesh në dispozicion të ardhura të shtuara, ka vetëm një ndikim të vogël në përshtypjen tënde të mirëqenies, ka rrezik real që të arriturat e rritura mund të të bëjnë vërtet të mirë nëse dëshira jote për të shpenzuar rritet me to, çelësi është të gjesh balancin. Një ditë pasi që ke blerë diçka, zakonisht ajo vlen më pak se sa ke paguar për të, përjetimet në anën tjetër çmohen, kujtimet për gjërat që ke bërë, pushimet në të cilat ke shkuar i ke më përzemër me kalimin e kohës, se ke prirje t’i kujtosh gjërat pozitive dhe t’i harrosh ato negative. Lumturia është të harmonizosh në mes asaj që mendon, asaj që flet, dhe asaj që bën, ashtu thoshte Gandi. Nëse flasim për harmonizimin e lumturisë tek politikanët, ata gjithmonë mendojn ndryshe, flasin ndryshe, dhe bëjn ndryshe.
Lumturia është një gjëndje por edhe moment emocional pozitiv që zgjat shumë, dhe që mban pesh aktivitetin e njeriut kur ai ka arritur të realizoj një ide apo një mendim, ka arritur të plotësoj një kërkes të tijën, për këtë ai fillon të ndjehet i lumtur dhe këtë e reflekton pastaj në sjelljet e tij, në qëndrimet e tij dhe pastaj kjo sjellje apo këto qëndrime arrin të influencojnë edhe të tjerët. Ndërsa sa i përket miksimit të lumturisë individuale dhe kolektive, është një vështirësi që apsolutisht nuk arrihet leht të bëhet harmonizimj dhe bashkimi e të dyjave, duke pasur parasyshë mënyrën në kontestin e shprehjeve të tyre, mirëpo nëse arrihet bashkimi i tyre, atëher fillon të manifestohet dhe harmonizihet si gjëndje lumturie por jo si moment lumturie, kurse kënaqësia dhe gëzimi mbeten brënda kuadratit të hapur nga ato.
Lumturia e ka folen e saj në atë dimension shpirtëror të njeriut, përtej psiqikës dhe përtej emocionales, dhe të gjithë këto të bashkuara e bëjnë njeriun të lumtur. Lumturia përgjithësisht është një ëndërr që të gjithë njerëzit mundohen ta realizojnë në jetën e tyre, por në gjetjen e saj kanë rezultat vetëm një pakicë e vogël. Njerëzit ndjekin rrugë të ndryshme në realizimin e lumturisë, si për shëmbull, disa mendojnë se lumturia është në pasuri dhe në grumbuimin e saj, disa të tjerë në zgjerimin e familjes, disa të tjerë në përkujdesjen e turupit të tij/saj, disa të tjerë mendojnë se lumturia është qëndrimi në pozita të larta me përgjegjësi, kurse disa të tjerë mendojnë që lumturia e vërtet është arritja e famës, pra gjithë këto mendime për lumturinë, janë vetëm momente lumturie por jo gjëndje lumturie. Lumturia e vërtet aspolutisht është ndryshe nga lumturitë e lartëpërmendura, dhe ajo si e tillë përjetohet shpirtërisht, duke u pajisur me edukat dhe moral, duke u pajisur me dituri që zgjatja e saj përgjithmonë do të jeton. Për shoqërinë tonë, lumturia e vërtet është duke u pajisur me adhurim ndaj Zotit dhe përkushtim maksimal që do të zgjatë tërë jetën, pra lumturia e vërtetë është ajo shpirtërore dhe jo ajo materiale, sepse ajo shpirtërore do të jetonë aq sa jeton ti, kurse ajo materiale humbet duke mos pasur dijenin se pse.
Njeriu për të qenë i lumturë duhet ti japë kuptim jetës duke bërë gjëra pozitive të cilat janë në dobi të tij, por edhe që i japin lumturi atij, pastaj ka disa sendimente të cilat janë të domosdoshme për tu ndjerë mirë dhe për të qenë i lumturë, si për shëmbull, mirënjohja e cila është një ndjenjë njerëzore e cila na bashkon, pastaj altruizmi, jo për të qenë altruist vet, por që ta ndajë lumturinë bashkë me të tjerët, dhe jo ta kapitalizosh lumturinë, duke e përsëritur shpesh ajo fillon ta humbas rëndësinë që ka dhe pastaj fillon të merresh me gjëra të pavlera, dhe kapitalizimi ose paraja mund të të bëj të lumturë pafundësishtë, deri atëher kur të bëhesh rrob i saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button