Turqia në garë për Januzajn

Federata e Futbollit e Turqisë është futur në garë për ta angazhuar në përfaqësuesen e tyre talentin kosovar të Manchester Unitedit, mesfushorin Adnan Januzaj.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga mediumet belge. Sipas tyre, Januzaj 18-vjeçar ka edhe shtetësi turke dhe për këtë arsye zyrtarët e Federatës turke kanë nisur të mendojnë për afrimin e mesfushorit kosovar, transmeton koha.net.

“Januzaj mund të përfundojë te Turqia”, shkruante sajti belg “VoetbalNieuws.be”. Më herët interesim për angazhimin e Januzajt kanë treguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Belgjikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button