Thaçi optimist për arritjen e marrëveshjes

Kryeministri Hashim Thaçi, se është optimist që marrëveshja për Energjinë dhe Telekomunikacionin, do të arrihet këtë takim në Bruksel, i cili do të mbahet më 27 gusht. Shefi i Qeverisë përsëri u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut të Mitrovicës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat do të mbahen për herë të parë ne tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Sa i përket BE-së dhe Kosovës në këto bisedime të gjitha çështjet rreth marrëveshjeve janë të mbyllura. Unë pres regjistrimin e partive serbe të veriut dhe iniciativave qytetare serbe të cilët duan të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve serb të dalin në mënyrë masive në zgjedhje për ta ndërtuar një jetë me të mirë për Kosovën Evropiane. Në takimin e ardhshëm pres të përmbyllët çështja e Telekomit dhe Energjisë si dhe disa çështje të drejtësisë”, theksoi ai, transmeton RTK.

Thaçi tha se si temë tjetër që do të hapet në bisedimet me Serbinë është edhe çështja e sportit kosovar.

“Në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel, po ashtu kanë mbetur të harmonizohen temat për të cilat do të diskutohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njëra ndër çështjet e para që do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve është edhe çështja e përfaqësimit të sportit kosovarë në garat ndërkombëtare, që besoj se do të gjendët zgjidhje”, tha ai.

Kryeministri ritheksoi se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, janë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button