Vjen vendimi për Falcaon

Mediat franceze sot kanë publikuar lajmin që sqaron të ardhmen e Radamel Falcaos. Manchester United thuhet se përfundimisht ka vendosur ta liroi nga skuadra sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.

Forma tmerrësisht e dobët e treguar këtë edicion në Premierligë ka bërë që zyrtarët e skuadrës angleze të binden në largimin e tij. Sipas “L’Equipe”, Manchester United përfundimisht ka vendosur për mosblerjen e Falcaos pas ndeshjes të kupës me Preston.

Që nga ajo ditë United thuhet se është duke kërkuar sulmues të ri për verë dhe se Falcaos është duke ia numëruar ditët. Falcao pritet të kthehet në Monaco, por gjatë kësaj kohe agjenti i tij do të diskutoi ofertat e disa skuadrave për edicionin e ardhshëm. Lajm i keq për Monacon do të jetë rënia e dukshme e çmimit të futbollistit, vlera e të cilit ishte 55 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button