Blero shijon suksesin në Shqipëri, i rrethuar nga femra të bukura

Edhe pse është i martuar, këngëtarin Blerim Muharremi, i njohur si Blero, kjo gjë nuk e pengon të bëjë jetë beqari, sidomos në këta muaj të nxehtë në club-et verorë të jugut të Shqipërisë.

Duket se Blero ka shumë fanse femra, të cilat kanë dëshirë t’i afrohen dhe të kalojnë momente argëtimi me të. Paparaci ynë e ka fotografuar në një nga club-et e jugut në shoqërinë e një femre të bukur, për të cilën nuk dimë shumë detaje se kush mund të jetë, shkruan Panorama.

Ky vit është komentuar si vit suksesi për Bleron, pasi sapo ka promovuar albumin e tij me titull “Fiksimi im”. Në të njëjtën ditë ai publikoi klipin më të ri “Një moment”, në bashkëpunim me një këngëtare suedeze.

Teksti i kësaj kënge ritmike është shkruar nga bashkëshortja e tij, Teuta Krasniqi, ndërsa imazh i klipit u bë Emma Golijanin, ish-miss i Bosnjë-Hercegovinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button