fbpx

Horoskopi ditor, e diel 6 dhjetor 2020

Dashi
Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës dhe do i mendoni gjerat me kujdes para se t’i hidhni hapat. Beqaret do ndihen gati për te filluar ndonjë lidhje me personin qe ka pak kohe qe po i josh. Shume gjera kane për te mare një tjetër drejtim për ta. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni vështirësi.

Demi
Tregohuni me te ngrohte me partnerin tuaj sot dhe shprehini sa te mundni ato qe ndjeni. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ece ashtu si duhet. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe do e takojnë rastësisht ne një mjedis ku do shkojnë. Gjendja e financave do jete tejet delikate. Mos kryeni asnjë lloj
shpenzimi te pamenduar sepse situata do ju ndërlikohet.

Binjaket
Jeta juaj ne çift nuk do jete me rutine sot. Do bashkëpunoni ne çdo moment me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni çdo gjë me shume qetësi. Beqaret ka shume gjase te fillojnë aventura kalimtare, por qe do i emocionojnë pa mase. Ne planin financiar do jeni shume me te organizuar se me pare. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor,
kështu qe mund te jeni te qete.

Gaforrja
Edhe pse mund te keni ide te ndryshme me partnerin tuaj sot gjerat do ecin mire se bashku. Do i respektoni mendimet e tjetrit dhe do bashkëpunoni për te bere me te mirën për te dy. Beqaret nuk do jene ne periudhën me te favorshme për te joshur dhe për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime. Do arrini te
kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Luani
Jupiteri do sjelle gëzim dhe gjallëri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret bëjnë mire te mos fillojnë aventura kalimtare sepse ne një moment mund te ndihen keq. Financat do jene shume te ndërlikuara dhe nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha
Ne jetën tuaj ne çift gjithçka do ece për mrekulli gjate kësaj dite. Do ndiheni te bekuar nga yjet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse personi ideal do jete rreth e rrotull tyre. Fatmirësisht buxheti do jete i mire. Do jeni me te arsyeshëm me shpenzimet dhe do mundoheni te hiqni disa
para mënjanë.

Peshorja
Do e adhuroni partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do kaloni çaste mbresëlënëse ne krahët e tij. Çdo moment do jete i veçante dhe si asnjëherë me pare. Beqaret do fillojnë aventura afatshkurtra te cilat do i bëjnë te ndihen mire për aq kohe sa do ekzistojnë. Me financat duhet te merreni me shume sesa zakonisht sepse po i late pas dore situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit.

Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do ketë një dite shume te veçante dhe te mbushur me emocione. Gjithçka do jete me ndryshe nga me pare, prandaj shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do përzgjedhin gjate gjithë kohës dhe nuk do mundin dot te ndryshojnë statusin. Buxheti do jete i shkëlqyer, por kjo jo fale jush. Do jene familjaret dhe miqtë qe
do ju ndihmojnë për t’ia dale mbanë.

Shigjetari
Gjerat do ecin përgjithësisht mire sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Kënaquni me gjendjen qe do krijohet dhe mos kërkoni asgjë me tepër njëherë për njëherë. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë takim mbresëlënës. Yjet do ndikojnë negativisht tek te ardhurat dhe do ju shtyjnë juve te shpenzoni pa mbarim. Duhet menjëherë te ktheheni me këmbë ne toke dhe te merrni masa.

Bricjapi
Do merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës te përhumbur dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt. Gjendja e financave nuk do jete e qëndrueshme, prandaj duhet te mateni mire para se te
kryeni çdo lloj shpenzimi.

Ujori
Do filloni t’i mendoni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ecin me mire se me pare. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta joshin personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do fillojnë me te një histori te bukur dashurie. Për sa iu përket financave, një pjese e madhe nuk do ketë probleme dhe vështirësi, por mund te ketë edhe nga ata qe duhet te tregohen me te matur.

Peshqit
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonike sot. Do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe atmosfera do ngrihet edhe me tepër. Beqaret do kërkojnë një person ideal qe te mos ketë asnjë lloj defekti. Kjo do jete e pamundur. Financat fatmirësisht do përmirësohet fale disa kontratave te rëndësishme qe do përmbyllni ne
pune. Do ndiheni edhe me te qete kur te shpenzoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button